leoni

Ka filluar ndërtimi i tri kilometrave trotuar në Drenoc

Në fshatin Drenoc të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i tri kilometrave trotuar në lagjet e këtij fshati, që lidhë rrugët e asfaltuara me shkollën “Xhevë Lladrovci”. Qëllimi i ndërtimit të këtij trotuari, është lëvizja më e lehtë dhe më e sigurt për banorët, e në veçanti për nxënësit e këtij fshati, përkatësisht të një pjese të fshatit, ku lëvizja e nxënësve përgjatë rrugës, është e pasigurt. Punimet në ndërtimin e këtij trotuari, i ka parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina. Nënkryetari Berisha, është ndarë i kënaqur me punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e këtij trotuari dhe ka thënë se “qëllimi i ndërtimit të këtij trotuari është, krijimi i sigurisë në rrugë për të gjithë banorët, e në veçanti për nxënësit, si dhe është pjesë planifikimeve komunale, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës”. Sipas drejtorit të urbanizmit, Islam Vrenezi, këtu janë planifikuar të ndërtohen tri kilometra trotuar, dhe kjo mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …