Kryetari Muharremaj: “Fidanishtja do të bëhet me infrastrukturë moderne”

Në orët e para të punës, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar Lagjen “Fidanishtja” në Suharekë, ku ka takuar disa nga banorët e Lagjes si dhe punëkryesit që janë duke punuar në projektin e rregullimit të infrastrukturës në këtë lagje. Kryetari Muharremaj, ka premtuar se “Në lagjen Fidanishte në Suharekë, do të rregullohet e gjithë infrastruktura nëntokësore si dhe ndriçimi, duke u krijuar kështu një pamje e cila i ngjan lagjeve moderne. Ajo që na duhet gjatë procesit në vazhdim është bashkëpunimi dhe idetë e reja, të cilat shërbejnë për funksionim sa më të mirë të jetës publike”, ka thënë kreu i Komunëssë Suharekës Bali Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …