Ka filluar projekti për ndërtimin e kanalit kryesor të ujitjes dhe disa akseve tjera në fshatin Llukë e Epërme

Ka filluar sot projekti për ndërtimin e kanalit kryesor të ujitjes dhe disa akseve tjera në fshatin Llukë e Epërme në komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj ka ndjekur nga afër fillimin e këtyre punimeve dhe ka shtuar se tani fermerët e kësaj ane do ta kenë më të lehtë ujitjen e pronave të tyre bujqësore. Ndër të tjera ai ka përgëzuar drejtorin e Bujqësisë z. Rifat Stojkaj për punën dhe angazhimin dhe njëkohësisht ka shprehur mirënjohje ndaj  Ministrit të MBPZHR-së për përkrahjen financiare në realizimin e këtij projekti!

May be an image of 5 people

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Halilaj riemërohet shef në kabinetin e kryetarit Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka riemëruar z. Ardit Halilaj shef në …