Brickos

Njoftim për qytetarët e komunës së Deçanit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur përgatitjet për të realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve kanë filluar me fushatën për informimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohet të organizohet takim me qytetarë në Kuvendin Komunal të komunës së Deçanit.

AGJENDA

– Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për opinionin publik

– Komunikimi (Fushata e Informimit dhe Sensibilizimit)

– Metodologjia e Regjistrimit

– GIS (Sistemi Informues Gjeografik)

Data: 24 nëntor (e premte)

Koha: 13:30

Vendi: Kuvendi Komunal Deçan

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …