Brickos

Grand Old Flag

Kryetari Haliti uron popullin amerikan me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane. Ai ka shkruar: Me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane, kam kënaqësinë e veçantë, që në emër të institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune, të shprehim urimet më të përzemërta popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Me këtë rast falënderoj popullin amerikan, për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për popullin e Kosovës. Po ashtu, falënderoj ushtarët amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Vitisë, si dhe për punën e palodhshme me qëllim të ofrimit të sigurisë, në veçanti për qytetarët vitias. Shtëpia jonë përherë do të jetë edhe shtëpia e juaj. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj!

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …