leoni

Ka filluar realizimi i projektit të kanalizimit në fshatin Ballancë

Kanë filluar punimet në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Ballancë. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar punimet që po bëhen në këtë fshat dhe ka thënë se Komuna e Vitisë do të vazhdoj me projekte të cilat janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, siç është edhe ky projekt i kanalizimit në Ballancë. Ai gjithashtu ka kërkuar që punimet të kryhen në përpikëri dhe krahas dinamikës së punës, të kryhen me cilësi e kualitet. Kurse kryetari i këshillit të fshatit Ballancë, Valon Latifi, ka thënë se ky projekt është shumë jetik për banorët dhe ka shprehur falënderim për Institucionet komunale, për realizmin e projekteve që po bëjnë në këtë lokalitet. Vlera e këtij projekti është mbi 110 mijë euro, ndërsa financues është komuna e Vitisë, kurse punimet pritet të përfundojnë gjatë kësaj vere.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Në vitet në vijim do të jemi të përkushtuar për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi …