leoni

Ka filluar zgjidhja e problemit të trajtimit të ujërave të zeza të fshatrave Tushilë, Kopiliq i Poshtëm dhe Açarevë

Ka filluar zgjidhja e problemit të trajtimit të ujërave të zeza të fshatrave Tushilë, Kopiliq i Poshtëm dhe Açarevë, me incizimin gjeodezik të terrenit, që ka nisur nga Fabrika e Ujërave të Zeza në Llaushë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar vendin ku do të nis realizimi i projektit, përkatësisht te Fabrika e Ujërave të Zeza.

Me përfaqësuesit e kompanisë Vizioni Project, që merret me hartimin e projekteve, kanë diskutuar detajet e realizimit të projektit.

Siç ka njoftuar kryetari Nura, Në kolektor do të kyçen shkarkimet e rrjetit të kanalizimit të fshatrave Tushilë dhe Kopiliq, si dhe do të lidhet shkarkimi i gypit kryesor nga Runiku dhe Turiqeci me të gjitha fshatrat përreth, që konfiguracionin e shkarkimit e kanë në këtë kolektor.

Në këtë kuadër, do të nisin shpejt punimet edhe në degëzimet e lagjeve të Tushilës, si dhe incizimi i terenit për kanalizim fekal në rrjetin e lagjeve të Kopiliqit të Poshtëm dhe Açarevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …