Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime dhe ndër të tjera ka thënë: Me pikëllim të thellë mora lajmin, se sot, në moshën 56-vjeçare, ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Ahmeti ishte prej të parëve që iu bashkua radhëve të ushtarëve të lirisë, në shkurt të 1998-ës, duke u bërë edhe komandant njësiti. Ishte sypatrembur përballë armikut, burrë i ndershëm e atdhetar i madh që i dha djersën, mundin dhe luftoi me armë në dorë për lirinë e popullit dhe atdheut. Me përkulje e respekt të thellë, do të nderojmë përjetësisht ushtarët e lirisë. Ahmeti la pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë. Ngushëllime familjes Kelmendi, bashkëluftëtareve të Ahmetit, qytetarëve të Kramovikut dhe popullit tonë liridashës!

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë për shka të motit me shi, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026

Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës Për të gjitha Institucionet Arsimore …