Andreas Nikolaidu: Nëse shpërbëhet Bosnja e Hercegovina nuk do të ketë as Mal të Zi

Andreas Nikolaidu: Nëse shpërbëhet Bosnja e Hercegovina nuk do të ketë as Mal të Zi

Shkrimtari i njohur dhe publicisti me shtetësi malazeze  Andreas Nikolaidis ka pyetur se si është e mundur që të gjitha veprimet gjenocidale të vazhdojnë të udhëhiqen pa kushte  nga Beogradi ? Cili është qëllimi i Tribunalit të Hagës nëse krimet që janë dënuar përsëriten?  Si do ta shuajnë zjarrin e luftës aleatët perëndimorë?  Sanksionet e vendosura ndaj Milorad Dodik, janë tallje dhe nuk kanë ndonjë qëllim”, ka pyetur  shkrimtari i njohur, Andreas Nikolaidis  në protestën “Së bashku për Paqe”, para Delegacionit të BE-së, në Podgoricë Është një tubim qytetar i mbështetjes për Bosnjë dhe Hercegovinën në dëshirën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, pavarësinë dhe integritetin e shtetit fqinj dhe mik.

Kisha e Serbisë është zemra e zezë e projektit të madh shtetëror, tha Nikolaidis.

Mbështetje për të gjithë në Bosnje e Hercegovinë.

“Nëse Bosnja bie, nuk do të ketë Mal të Zi. Mali i Zi dhe Bosnja janë të destinuar të jenë bashkë me njëra-tjetrësn. Sot Bosnja dhe Hercegovina, nesër Mali i Zi. Asnjë shtet nuk ka të drejtë në asnjë pjesë të Bosnjës. Ne u mblodhëm këtu mbështesim të gjithë Bosnjën e Hercegovinën  në të cilën do të zbatohet parimi një njeri, një votë.

Milorad Dodikun  duhet ndalur, nuk është çështje paqeje në Ballkan, por çështje drejtësie dhe etike”, tha Nikolaidis.

Fakti që paqja në Bosnje kërcënohet përsëri është akt  skandaloz, si në BE ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, shtoi ai. Ne ia dorëzuam këtë tekst Delegacionit të BE-së në Mal të Zi. Rroftë e gjithë Bosnja e Hercegovina në paqe dhe përgjithmonë, tha Nikollaidu.

Mali i Zi është viktimë e botës serbe, dhe Bosnja është padyshim një tjetër viktimë, tha me këtë rast  deputetja e SDP-së, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq.

Dodiku po  përdor politikat e Millosheviqit

“Marrëveshja e Dejtonit i dha përkohësisht paqe Bosnjës e Hercegovinës në vorbullën e luftës, por ajo nuk korrespondon me strukturën kushtetuese për momentin dhe duhet të ndryshohet në drejtim të ruajtjes së integritetit të saj  drejt rrugës më të afërt të BE-së  nënvizoi zonja Stankoviq.

Historiani,  Boban Batriçeviq tha se siç tregon situata, e cila po mbretëron aktualisht Milorad Dodik përdor politikën e Sllobodan Millosheviqit, por pa luftë”. “Natyrisht se  askush nuk dëshiron një luftë në këtë zonë,” tha ai.  Ashtu si në Bosnje e Hercegovinë  dhe këtu, nacionalizmi serbomadh është në rritje. Ky tubim nuk është vetëm mbështetja e Bosnjës por është edhe një përpjekje për të na sjellë ndër mend të gjithë neve në Mal të Zi. “Pikërisht ajo që pamë dje në kremtimin e datës antikushtetuese të ekzistencës së Republikës serbe  dhe pjesëmarrjes së organeve zyrtare të Republikës së Serbisë, tërë kjo  do të thotë pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në prishjen e rendit kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës”, tha aktivisti për të drejtat e njeriut Aleksandar Sasha Zekoviq. ( Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …