Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë 29 ushtarakë ndërkombëtar nga tetë shtete të ndryshme dhe 22 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas shumë testimeve dhe sfidave që kaluan gjatë kësaj jave, rezultatet më të larta i arriti OR3 Sead Veseli nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë( R3K) i cili fitoi vendin e parë dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2024” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR3 Lavdim Ibishi R3K, ndërsa vendi i tretë i takoi OR2 Endrit Shartolli R1K.
Në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë dhe të dytë e fitoi Jordania, nënoficeri Mohammed Yousef Ahmad, i cili u shpall “ushtari më i mirë ndërkombëtar 2024”, i përcjellë nga Sergeant Salameh Maddallah Salameh i cili u radhit i dyti, ndërsa i vendi i tretë i takoi nënoficerit nga Mali i Zi, OR2 Zoran Marijanoviç.
Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …