Sejdi Veseli: Kaloj në përjetësi edhe një Luftëtar i Lirisë

Sejdi Veseli: Kaloj në përjetësi edhe një Luftëtar i Lirisë

Vargut të të pavdekshmëve të popullit tonë iu shtua edhe njëri nga veprimtarët e orëve të para të luftës për çlirimin dhe ribashkimin e Atëmëmdheut tonë të shtrenjtë.
Me 4 Shtator 2026, pas një sëmundjeje të rëndë u nda nga ne, vetëm fizikisht, Ramadan Ramadani.
Emëri dhe vepra e tij ishte dhe mbetet kushtrim i fuqishëm për të gjithë ne, që t’i ringjeshim radhët, në një front unik të veprimit të vendosur, deri në përmbushjen në plotni të betimit të Famëmadhës Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Si individ, e ndiej për krenari që isha njëri ndër bashkveprimtarët e Danit dhe u bashkohem ngushëllimeve të popullit shqiptar, drejtuar Familjes së Madhe Ramadani, bashkëpunëtorëve  dhe miqëve të shumtë të atëmëmdhetarit.
Kam besimin e plotë, se familja e Danit, këtë dhembje që e ka goditur, do ta kthej në forcë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ramadan Ramadanin!

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …