Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të Suedisë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të nisë në orën 14:00, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë bashkatdhetarë që jetojnë në Malmö dhe në qytetet përreth. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe me dinjitet. Protesta zhvillohet nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria Ka Emër”, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo platformë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
