Kryetari i Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar caktimin e seancës së Kuvendit për 9 shtator. Ai e cilësuar atë si shkelje të rëndë të Kushtetutës. Gjatë konferences për medie, ai vlerësoi se Kosova prej kohësh po përballet me një krizë institucionale dhe akuzoi pushtetin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të njëpasnjëshme kushtetuese. “Po bëhen dy vite prej se Kosova është në krizë institucionale të qëllimshme. Ajo që e kemi parë sot, që do të thotë thirrja e seancës me datën 9 shtator, është edhe një shkelje brutale, enorme edhe e bindjes kushtetuese po e vetë Kushtetutës edhe më herët. Kjo është një mënyrë me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët, është një mënyrë me abuzuar skajshëm me gjithçka që shteti i ofron dikujt që i fiton zgjedhjet, e ajo është me qeverisë” theksoi mes tjerash kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
