Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se politikat dhe veprimet e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, sipas saj, kanë shkaktuar dëme në industrinë e qumështit dhe në sektorët e prodhimit vendor. Bajrami ka ngritur çështjen e mbështetjes për fermerët e vegjël, duke kritikuar atë që e ka cilësuar si “aventurat e Mujës”, për të cilat ka thënë se kanë ndikuar negativisht në këtë industri dhe në sektorë të tjerë ku prodhohen produkte në Kosovë. “A e dini çfarë dëmi…” ka thënë ajo, duke e lidhur kritikën e saj me gjendjen e industrisë së qumështit dhe mënyrën e trajtimit të prodhuesve vendorë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
