Ramush Haradinaj: Çlirimtarët do të kthehen të lirë në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më 12 shtator do t’i bashkohet marshit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Haradinaj ka thënë se Aleanca do të marrë pjesë në mënyrë të organizuar në këtë marsh, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që janë që t’i bashkohen mbështetjes për çlirimtarët. “Me 12 shtator do të bashkohemi të gjithë. Edhe unë edhe Aleanca në mënyrë të organizuar. Po edhe shqiptarët kudo që janë do të protestojmë, do ta dëshmojmë mbështetjen për çlirimtarët edhe i presim në Kosovë, i presim të lirë në liri”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka theksuar se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së duhet të mbetet çështje kombëtare dhe të mos përzihet me aktivitetet opozitare kundër Qeverisë, duke thënë se pas 16 shtatorit opozita do t’i rikthejë angazhimet e saj politike kundër Qeverisë dhe, siç u shpreh ai, shkeljeve kushtetuese dhe dëmeve që po i shkaktohen qytetarëve dhe vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku i përgjigjet LV-së: “Kushtetuta nuk mund të lexohet ndryshe varësisht se kujt i konvenon”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës …