Tefta Cami

Tefta Cami: SHKOLLA ËSHTË VATËR E DIJES, KULTURËS DHE ATDHEDASHURISË

Dikur kam përshëndetur 750 mijë fëmijë të kopshteve e nxënës dhe studentë. Tani ju përshëndes si gjyshe e nënë dhe si qytetare e Shqipëris ju nxënësve e studentëve, mësuesve e pedagogëve dhe prindërve, për fillimin e vitit të ri shkollor: Ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm e plot arritje!

Shkolla është tempulli i dijes, i kulturës dhe i dashurisë për Atdheun. Aty formohen jo vetëm profesionistët e së ardhmes, por edhe qytetarët që do të mbajnë mbi supe fatet e Shqipërisë.

Uroj që çdo nxënës të ecë drejt dijes me besim e përkushtim, çdo mësues të vazhdojë misionin e tij fisnik me dinjitet, dhe familjet shqiptare të jenë në mbështetje të shkollës dhe të shohin me krenari përparimin e fëmijëve të tyre.
Ta duam dijen!
Ta nderojmë shkollën!
Ta duam njeri-tjetrin!
T’i duam gjithë arbërorët!
Ta duam Shqipërinë!
Tefta Cami
Tiranë, e enjte, 10 shtator, 2026

Kontrolloni gjithashtu

ALKIG: Kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mbrojtje të bashkëjetesës fetare ndër shqiptarë

ALKIG: Kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mbrojtje të bashkëjetesës fetare ndër shqiptarë

DEKLARATË E ASAMBLESË SË IMAMËVE TË ALKIG-ut Ne i nderojmë xhamitë dhe kishat, sepse besimi …