Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të Liridona Ademajt- Murseli

Ministri, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe në  NATO. Këtë rikonfirmim, Maqedonci e ka bërë gjatë pjesëmarrjes së tij në ministerialin e bashkëpunimit të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, që është zhvilluar në Budapest të Hungarisë. Në adresimin tim ritheksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë. Gjithashtu ritheksova faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zubin Potokut vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer”, ka shkruar ministri Ejup  Maqedonci në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …