Eprori i lartë i UÇK-së, i arrestuar në vitin e kaluar nga Gjykata Speciale, Kadri Veseli, pas vizitës në shtëpinë e prindërve, në Mitrovicë, me rastin e vdekjes së nënës së tij dy ditë më parë, rreth orës 16:30, është larguar nga shtëpia nën përcjelljen e Policisë së EULEX-it. Fillimisht, Kadri Veseli ishte lejuar ta vizitonte varrin e nënës së tij dhe për një kohë të qëndrojë edhe pranë familjarëve, por jo edhe pranë miqve e pjesëmarrësve në ceremoninë e ngushëllimeve. Forcat policore të EULEXI-t, nuk lejuan askënd të afrohet 50 metra afër shtëpisë së Kadri Veselit. Qysh prej nëntorit të vitit 2020, me urdhër të Gjykatës kundër UÇK-së, janë arrestuar katër ndër krerët kryesorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar në bazë të dosjeve të Ministrisë së Drejtësisë së regjimit të Millosheviqit të vitit 2000, për gjoja krime lufte në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …