Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së Meyrin, (kantoni i Gjenevës në Zvicër), i udhëhequr nga kryetarja e këshillit të kësaj komune, Nathalie Leuenberger, e shoqëruar nga bashkëkryetarët e këshillit, Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz, si dhe nga aktivisti mërgimtar në Zvicër, Agim Paçarizi, po qëndrojnë në vizitë zyrtare dy ditore në Malishevë. Kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit në mes të dy komunave, i filluar vite më parë dhe që po vazhdon të rritet, çdo ditë e më shumë. Delegacioni nga komuna e Meyrin, është pritur sot nga udhëheqja e Komunës së Malishevës, nga kryetari Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtorët e drejtorive komunale dhe kabineti i kryetarit, ku është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave, në fusha të ndryshme dhe shkëmbim të përvojave.

Kryetari Kastrati, i ka uruar mirëseardhje në Malishevë, kryetares Leuenberger dhe delegacionit nga komuna e Meyrin dhe është shprehur shumë i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave, bashkëpunim i cili pritet të përfundoj me binjakëzim. Më pas, kryetari Kastrati, i ka njoftuar me zhvillimet dhe projektet që janë duke u realizuar në Malishevë, me përpjekjet e qeverisë komunale për ndërtimin dhe zhvillimin e komunës, si dhe për nevojat që ka komuna. Gjithashtu e ka falënderuar edhe mërgimtarin Paçarizi, për kontributin e tij për krijimin e kësaj lidhje të miqësisë, mes dy komunave, e cili është ish kryetar i lidhjes së mësimdhënësve shqiptarë në këtë vend. Edhe kryetarja e Meyrinit, Nathalie Leuenberger, pasi e ka falënderuar kryetarin Kastrati, për ftesën dhe pritjen, është shprehur shumë e kënaqur me thellimin e miqësisë mes dy komunave. Ajo gjithashtu falënderoi edhe mërgatën shqiptare, për sjelljen shembull në këtë pjesë të Zvicrës dhe për bashkëpunimin që ka komuna e Meyrin me mërgatën shqiptare, e cila në pjesë të madhe, është nga komuna e Malishevës.

Edhe nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, i uroi mirëseardhje, siç i quajti, motrave dhe vëllezërve nga Meyrin, sepse, sipas tij, në Meyrin dhe vendet tjera në Zvicër, jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e qytetarëve të Malishevës, ndërsa e quajti shumë të rëndësishëm, shkëmbimin e përvojave të mira, mes dy komunave. Gjatë vizitës s tyre në Malishevë, delegacioni i Myerinit, të shoqëruar vazhidmish nga kryetari Kastrati, e kanë vizituar qytetin e Malishevës dhe projektet që janë duke u realizuar, si parku i qyteti, infrastruktura, rrugët, si dhe projektet tjera, në kuadër të projektit të madh të “Malishevës Urbane”. Gjithashtu, është vizituar edhe Qendra e Kompetencës, shkollë e mesme profesionale, njësia e “Ekoregjionit”, fabrika e letrës “Orto Paper”, parku në Mirushë, kompleksi memorial në Kleçkë, shtëpia muze e “Radio Kosova e Lirë”, si dhe Kisha katolike në Kërvasari.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …