Liridon Leku: Ndahet nga jeta Burhamedin Leku – Arsimi

NJOFTIM MORTOR – Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, më 21 gusht 2026, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë vëllai ynë i dashur, Burhamedin Leku – Arsimi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Baicë, Mahalla e Lekëve.

Arsimi ishte maltretuar në stacionin policor në Drenas ku kaloi vuajtje të rënda shëndetësore, ndërsa pasojat e asaj kohe i mbajti gjatë gjithë jetës.

Në këto momente të dhimbjes së madhe, familja pret ngushëllimet dhe praninë e familjarëve, miqve, miqve të familjes dhe bashkëvendësve për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Burhamedin Lekun – Arsimin.

Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve!

Kontrolloni gjithashtu

Vita nis procedura ligjore kundër AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë

Qumështorja Vita ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministrisë së …