Pas negociatave mes protestuesve dhe Policisë së Shqipërisë, është arritur një marrëveshje që u ka mundësuar qytetarëve të mblidhen para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë. Mediet nga Shqipëria njoftojnë se Policia është tërhequr disa hapa, duke lejuar vazhdimin e protestës para selisë së qeverisë. Protestuesit kanë shfaqur pakënaqësitë ndaj qeverisë Rama, dhe kanë bërë thirrje “Hiqni kapelet” duke ju drejtuar pjesëtarëve të policisë. Në mesin e protestuesve është vërejtur edhe një prind me fëmijën e vogël, i cili është pozicionuar para hyrjes kryesore të Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin për vazhdimin e protestës në mënyrë paqësore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
