Në Memorialin e Istikameve të UÇK-së, në fshatin Qylagë të Komunës së Lipjanit, më 25 gusht 2026, do të bëhet përurimi i shkronjave të UÇK-së. Ceremonia do të mbahet nga ora 20:00, në Kodrat e Blinajës, Kërqevë. Bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët ftohen të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor. Organizatorët kanë theksuar se pjesëmarrja është shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorët dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
