Në fshatin Tushilë po realizohet asfaltimi i pjesëve hyrëse në urën e re të fshatit

Në fshatin Tushilë po realizohet asfaltimi i pjesëve hyrëse në urën e re të fshatit, si dhe trajtimi dhe asfaltimi i disa rrugicave të dëmtuara nga vërshimet që goditën këtë fshat në vitet e fundit.

Punimet janë parë nga afër nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, z. Arbnor Çitaku, të cilët kanë përcjellë nga afër ecurinë e punimeve në terren.

Këto ndërhyrje janë pjesë e punës për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe për rikthimin e infrastrukturës në gjendje të përshtatshme për banorët dhe qarkullimin e tyre.

Komuna e Skenderajt, përkundër vështirësive financiare, po vazhdon ndërhyrjet në terren, duke u përkujdesur për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës publike rrugore në pjesë të ndryshme të territorit të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: UÇK është krenaria jonë kombëtare

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për UÇK-në …