“Liria ka emër”, mesazhi për çlirimtarët jehon edhe gjatë Belgjikë–Francë

Mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është shfaqur gjatë përballjes sportive ndërmjet Belgjikës dhe Francës. Slogani është bërë pjesë e atmosferës së ndeshjes, duke përcjellë një mesazh në mbështetje të ish-pjesëtarëve dhe ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Mesazhi “Liria ka emër” po shfaqet në vende të ndryshme të botës, ndërsa diaspora shqiptare po vazhdon ta përcjellë atë në mbështetje të çlirimtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: Vizitat në konsullatat e Kosovës në Evropë në funksion të ndërkombëtarizimit të së vërtetës historike

Pas vizitave në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Strasburg dhe në Konsullatën e Përgjithshme …