Gjatë interpelancës parlamentare për mungesën e barnave për pacientët me kancer, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sistemit shëndetësor dhe besimin e qytetarëve në të. Duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Demaku ka thënë se problemet në këtë sektor janë të njohura dhe se vendi vazhdon të mbetet larg standardeve që duhet t’i ofrojë një sistem shëndetësor. Ai ka vlerësuar se qytetarët nuk kanë besim të mjaftueshëm në shërbimet shëndetësore, duke e përshkruar këtë gjendje si shqetësuese. “Jemi shumë larg dhe besimi i qytetarëve tanë në shëndetësinë tonë është besim i zorit”, ka deklaruar Demaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
