Enver Hoxhaj takon guvernatorin e Slemanit në kuadër të Slemani Strategic Forum

Në kuadër të pjesëmarrjes në Slemani Strategic Forum, Enver Hoxhaj është takuar me guvernatorin e Slemanit, Dr. Haval Abubaker, me të cilin ka zhvilluar një takim të fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e komunikimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Rajonit të Kurdistanit.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë që ky forum i ka ofruar Kosovës për të prezantuar përvojën e saj para bashkëbiseduesve nga rajone të ndryshme. Ai e ka vlerësuar rëndësinë e platformave të tilla, të cilat krijojnë hapësirë për dialog, shkëmbim idesh dhe njohje të perspektivave të ndryshme.
Takimi me guvernatorin Abubaker u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të forumit, i cili mbledh përfaqësues nga fusha dhe rajone të ndryshme për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.
Përmes këtij takimi, Hoxhaj ka bërë të ditur edhe rëndësinë që ka pjesëmarrja e Kosovës në forume ndërkombëtare, ku mund të ndajë përvojën e saj dhe të krijojë kontakte me përfaqësues të institucioneve e rajoneve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata rrëzon vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për Haxhi Shalën

Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Haxhi Shalës në kontestin me Ministrinë e Drejtësisë, …