Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Prej tyre, 10 mijë e 993 janë meshkuj dhe 10 mijë e 143 femra. Sipas ASK-së, korriku ishte muaji me numrin më të madh të lindjeve, me 2 mijë e 691, i pasuar nga shtatori me 2 mijë e 596 dhe gushti me 2 mijë e 500 lindje. Ndërkaq, numri më i ulët i lindjeve u regjistrua në shkurt, me gjithsej 2 mijë e 2 lindje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
