The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Eurodeputeti holandez kritikon përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, përmend rastin e Erion Veliajt

Eurodeputeti holandez, Sander Smit, ka ngritur shqetësime për funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e shpeshtë të paraburgimit dhe duke përmendur rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Duke komentuar perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, Smit ka vlerësuar se trajtimi i rastit Veliaj përbën një çështje të rëndësishme për vlerësimin e sundimit të ligjit në vend. Sipas tij, paraburgimi në Shqipëri përdoret shpesh dhe në disa raste krijon përshtypjen e një instrumenti me ndikim politik. Ai ka përmendur edhe protestat e vazhdueshme në vend, si zhvillime që, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria ende nuk ka arritur të konsolidojë plotësisht shtetin e së drejtës. Eurodeputeti ka theksuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Ukraina nuk duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa përmbushur paraprakisht të gjitha kriteret që lidhen me sundimin e ligjit, funksionimin e tregut të brendshëm dhe luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore. Ai ka nënvizuar se mbështetja politike për integrimin evropian të këtyre vendeve nuk duhet të nënkuptojë shmangien apo lehtësimin e kritereve të anëtarësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj shpreh paqartësi për mandatin e grupit punues për mbështetjen e mbrojtjes në Hagë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur shqetësime lidhur me mandatin dhe …