Bajram Begaj dekreton Reformën Territoriale, Shqipëria kalon në 46 bashki

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar më 31 tetor Reformën e re Territoriale, e cila parasheh organizimin administrativo-territorial të vendit në 46 bashki. Me hyrjen në fuqi të ligjit, qytetarët shqiptarë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore në bazë të ndarjes së re territoriale. Reforma është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 9 tetor, me 85 vota pro dhe 34 kundër, pas një seance maratonë prej 14 orësh. Ndarja e re parasheh shkrirjen e 15 bashkive ekzistuese dhe bashkimin e tyre në njësi më të mëdha vendore. Procesi është shoqëruar me kundërshtime të forta nga opozita, e cila ka kërkuar referendum dhe ka akuzuar mazhorancën se reforma është hartuar për interesa elektorale. Ndërkaq, socialistët kanë ftuar opozitën për dialog dhe rihapjen e diskutimeve për funksionimin e bashkive të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj shpreh paqartësi për mandatin e grupit punues për mbështetjen e mbrojtjes në Hagë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur shqetësime lidhur me mandatin dhe …