Adnan Rrustemi dhe Ariana Musliu-Shoshi me qëndrime të ndryshme për Ligjin e Speciales

Kthimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja Justina Shiroka-Pula ka nxitur reagime të ndryshme në LVV dhe PDK. Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, e ka cilësuar këtë veprim si refuzim të zbatimit të ligjit, duke kërkuar nga PDK-ja që të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për vazhdimin e procedurës. Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka theksuar se partia e saj nuk kërkon anulimin e ligjit, por rishqyrtimin dhe fuqizimin e tij juridik. Ajo u ka rikujtuar deputetëve që kundërshtojnë rishqyrtimin se ligji është miratuar nga Kuvendi dhe jo vetëm nga deputetët e PDK-së, prandaj përgjegjësia për vazhdimin e procesit është e përbashkët. Sipas saj, nevojitet vullnet politik dhe përgjegjësi institucionale, në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve të mos bëhet peng i kalkulimeve partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj shpreh paqartësi për mandatin e grupit punues për mbështetjen e mbrojtjes në Hagë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur shqetësime lidhur me mandatin dhe …