Enver Hoxhaj kërkon debat për strategjinë e arsimit, MASHTI prezanton katër shtyllat e reja

Komisioni për Arsim dhe Shkencë ka diskutuar sfidat dhe prioritetet e arsimit parauniversitar në Kosovë, me fokus në cilësinë e mësimdhënies, rezultatet e nxënësve, tekstet shkollore dhe përshtatjen e arsimit me kërkesat e tregut të punës. Kryetari i Komisionit, Enver Hoxhaj, ka kritikuar mungesën e një debati të mirëfilltë për strategjinë e Ministrisë së Arsimit, duke vënë në pah problemet që pasqyrohen edhe në rezultatet e testeve ndërkombëtare PISA. Ai ka theksuar se cilësia e arsimit varet në masë të madhe nga përgatitja profesionale, puna dhe kushtet e mësimdhënësve, si dhe nga cilësia e procesit mësimor në shkolla. Ndërkaq, zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, ka prezantuar prioritetet e strategjisë së re të arsimit, duke bërë të ditur se edukimi në fëmijërinë e hershme do të jetë njëra nga katër shtyllat kryesore të saj. Sipas tij, zgjerimi i rrjetit të çerdheve publike dhe krijimi i mundësive të tjera për edukimin e hershëm synojnë përmirësimin e zhvillimit socio-emocional të fëmijëve dhe rritjen e cilësisë së arsimit në nivelet e mëvonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj shpreh paqartësi për mandatin e grupit punues për mbështetjen e mbrojtjes në Hagë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur shqetësime lidhur me mandatin dhe …