Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Për rolin dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm anekënd botës, foli përfaqësues i Konferencës Ipeshkvore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sh.T. Mons. Italo Dell’Oro. Ai theksoi se Nënë Tereza, ndonëse një grua e vogël në shtat, u bë një figurë e madhe botërore, duke dëshmuar se Krishti gjendet te njerëzit më të vegjël dhe më të varfër. Dell’Oro theksoi më tutje se për ta kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës na ndihmon historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare. Përfaqësues i Konferencës Ipeshkvore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sh.T. Mons. Italo Dell’Oro shtoi  më tutje se është i lumtur që kishte mundësinë të kremtonte meshën në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë, dhe theksoi se ajo, ndonëse ishte bijë e këtij vendi, tashmë i përket mbarë botës.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …