Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë hyrje të regjistruara gjatë korrikut 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, bëhet fjalë për rreth 130 mijë hyrje më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 7.1 për qind. Europa mbetet burimi kryesor i hyrjeve në vend, me rreth 1.83 milionë hyrje gjatë muajit korrik. Brenda këtij kontinenti, Evropa Jugore vijon të ketë peshën më të madhe, ndërsa është evidentuar rritje edhe e hyrjeve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri arriti në 7,014,168, rreth 427 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, që përfaqëson një rritje prej 6.5 për qind. INSTAT sqaron se këto statistika i referohen numrit të hyrjeve të regjistruara në pikat kufitare dhe nuk përfaqësojnë numrin e turistëve unikë, pasi i njëjti person mund të hyjë në vend më shumë se një herë gjatë periudhës së matjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
