Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime dhe ndër të tjera ka thënë: Me pikëllim të thellë mora lajmin, se sot, në moshën 56-vjeçare, ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Ahmeti ishte prej të parëve që iu bashkua radhëve të ushtarëve të lirisë, në shkurt të 1998-ës, duke u bërë edhe komandant njësiti. Ishte sypatrembur përballë armikut, burrë i ndershëm e atdhetar i madh që i dha djersën, mundin dhe luftoi me armë në dorë për lirinë e popullit dhe atdheut. Me përkulje e respekt të thellë, do të nderojmë përjetësisht ushtarët e lirisë. Ahmeti la pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë. Ngushëllime familjes Kelmendi, bashkëluftëtareve të Ahmetit, qytetarëve të Kramovikut dhe popullit tonë liridashës!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …