Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Shaip Zeka, vëllai i heroit të kombit, Kadri Zeka. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Izmi Zeka “Sot ndërroi jetë babai im, varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit në drekë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty babë, përjetësisht do të mbetesh në zemrat tona. Krenar që patëm një prind si ti i cili na rriti e edukoi me vlerat kombëtare dhe dashurinë ndaj atdheut”, ka shkruar Izmi Zeka, me këtë rast.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
