Sot, më 8 korrik 2025, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-eprori i TMK-së dhe FSK-së, Naim Ymeri.
Gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, Naim Ymeri ka dhënë kontribut të çmuar në logjistikë, por gjithashtu ka marrë pjesë në shumë beteja në terren, krahas bashkëluftëtarëve të tij.
Pas përfundimit të luftës, ai e vazhdoi misionin e tij në shërbim të atdheut në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më vonë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm.
Naim Ymeri do të kujtohet si një ushtarak i përkushtuar, atdhetar i palëkundur dhe njeri me vlera të larta njerëzore.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Gllogovc të Lipjanit
Lavdi jetës dhe veprës së tij!