Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për nisjen e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votimi ka filluar në 25 përfaqësi diplomatike, ndërsa deri tani kanë votuar 1,659 qytetarë, ose 8.64% e totalit prej 19,187 votuesve të regjistruar në këto përfaqësi. Elezi theksoi se gjatë ditës së sotme do të mund të votojnë vetëm qytetarët e regjistruar në listat votuese të përfaqësive diplomatike, pasi vetëm emrat e tyre janë përfshirë në këto lista. Procesi i votimit ka nisur në ora 05:00 sipas kohës lokale të Kosovës në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Më pas, në ora 07:00, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike të tjera që ndodhen në Evropë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
