Teatri i qytetit “Adriana” në Ferizaj, mbrëmë ishte i mbushur nga dashamiret e filmit, ku për 5 net radhazi, janë shfaqur filma të shkurtër nga më të ndryshmit botëror. Në natën e mbrëmshme ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati –Shabani si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Në natën finale të këtij festivali është bërë edhe ndarja e çmimeve për filmat më të mirë. Ndarjen e këtyre çmimeve e ka bërë Nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu.