Skandal në Prishtinë: Veteranët e UÇK-së shpërthejnë kundër ekspozitës që “shtrembëron luftën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të vendosur në qendër të qytetit, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm që, sipas tyre, deformon të vërtetën e Luftës Çlirimtare. Në reagimin publik, kjo organizatë thekson se nën petkun e kujtesës historike, instalacioni në fjalë paraqet në mënyrë të shtrembëruar ngjarjet e luftës, madje duke i portretizuar viktimat civile si persona të armatosur. Sipas tyre, një qasje e tillë, e vendosur pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën “një akt të poshtër moral” dhe fyerje të drejtpërdrejtë ndaj sakrificës për liri. Veteranët kanë drejtuar akuza të forta jo vetëm ndaj autorëve të ekspozitës, por edhe ndaj institucioneve që kanë mbështetur apo financuar këtë projekt. Ata e konsiderojnë skandaloz përdorimin e mjeteve publike për një përmbajtje që, sipas tyre, cenon të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së. Në fund, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon distancim të menjëhershëm institucional nga ekspozita, si dhe llogaridhënie për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në realizimin dhe financimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohen dy të dyshuar për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Zubin Potok – akuzohen për plaçkitje dhe ekzekutim gjatë luftës

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare …