Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: NDËRGJEGJJA E VRARË E NJË RRESHTIMI POLITIK

Kurti tashmë është bërë adresë identitare e shpërfaqjeve proserbe të vartësve të tij Shkelzen Gashi, Dimal Basha dhe jo vetëm. Matosh e kodosh rendin revanin e lamës së dreqit.

Përfshirja e Kuvendit të Kosovës në skandalin e Ekspozitës, ku Masakrën në Burgun e Dubravës të forcave serbe mbi të burgosurit shqiptarë të vitit 1999 e paraqitën si një vrasje të të burgosurve të armatosur, e bënë shumë të rënduar klimën politike në vend.

Në vazhdën e frymës së krijuar nga Vetëvendosja (kur bënte luftë opozitare të vinte në pushtet), brenda saj u krijuan boshllëqe ku sjellja nuk determinohej më nga parimet e organizatës, por ajo vlerësohej me masën e ndikimit në frymën rritëse elektorale. Kjo bëri që vegjetimi parimor të bëhesh rrita elektorale e saj. Atje vërshuan të gjithë ata që donin një strehë për ta realizuar veten e tyre, misonin e tyr,  apo, edhe t’i vendosnin sektet e tyre brenda institucioneve. Veçanërisht në të tilla mundësi rendin shërbimet armike me argatët e vet dhe Islami politik. Shumë fëmijë të jugonostalgjikëve poashtu gjetën shesh për të bërë përshesh. Albin Kurtit iu deshën gjithë ‘Ujemet’ për luftën e tij të brendshme, të cilën e orientoj me Dardan Molliqajn, që ta pushtonte partinë. Njëjtë vepropi edhe në luftën me oponencën në rrugëtimin e tij drejt majës.

Deri në ardhjen në pushtet gjithçka bëhesh me gjuhën e shkurtuar terenit të vështirë të kujdesit për shtatin e demagogjisë që ia kërkonte koha. Patsaj gjërat ndryshuan. Armata virtuale që ai ndërtoj në jetën digjitale të vendit u bë jo vetëm borizani i paltformës së tij, por edhe gijotina ku lufta hibride bëhesh me thikat e helmatosura. Ardhja në pushtet e Kurtit e trimëroi shpurën pro serbe afër tij. Nuk vonoi, dhe, Shkelzen Gashi më 2020-ten shpërtheu guximin e goditjes së madhe publike. Deklarimi i tij se UÇK kishte bërë krime  dhe se viktimat e saj shkonin përtej 1000 vetave (parafrazim i imi bazuar në thënjet e kohës) ishte prova e hekurt serbe (për mendimin tim dhe jo vetëm), që të provohej me diskursin e ri në vigjilie të burgosjeve nga Gjykata Speciale.

 Armiqtë kur duan të godasin, thuhet se është në zanatin e tyre ta bëjnë goditjen gjithëpërfshirëse. Ishte e koordinuar a jo deklarata e Shkelzen Gashit me objektivat serbe nuk e them dot në mungesë burimesh, por ajo që mund të them sikur e kuptoi edhe publiku i gjerë: ujët shkonte në mulli të Serbisë.

Ashtu sikur goditja e Gashit ishte e madhe edhe reagimi i publikut ishte i madh. KM Kurti u frigua në mos i kishte tepërshkelur kufijtë e tolerancës. Ai nuk i përballoi opinionet dhe e shkarkoi Shkelzen Gashin, të cilin e kishte këshilltar në organikë. Edhe sot e kësaj dite mbretëron bindja në publik se, megjithë shkarkimin publik, ai asnjëherë nuk e largoi nga orbita e tij Gashin. Dhe ja ku u gjend pas gjashtë viteve në vathën e tij. Kuvendi, Ekspozita, shpërfaqja proserbe.

Reagimi i vakët i kryeparlamentares Haxhiu se, faji na qenkëka i autorëve, lë të kuptohet vetmjaftushmëria e saj në pafuqinë institucionale për postin që mban karshi marimangës hije të pushtetit real Dejona-Kurti, ku ladrojnë hamshorë si Shkelzen Gashi e Dimal Basha, deputetja Matoshi e çdo kodosh tjetër dhe vegjetojnë idealet e Vetëvendosjes.

Kurti i gjendur përballë kërkesave që ia shtron egoja për pushtet po vepron njëjtë me heshtje prej akulli, sikur përtejshkoi të vërteten Dimal Basha të botimit bashkautorial akademik, ku thuhesh se financimi i UÇK-së ishte bërë nga trafikantë droge që operonin në Evropë dhe SHBA. Kurti, në rastin Dimal Basha, nuk e ndoqi praktiken Shkelzen Gashi. Bashën e bëri kryeparlamentar nga zgjedhjet e shkuara, derisa sot atë e ka ministër infrastrukture. Kjo praktikë avancimi të atyre që shpërfaqen antishqiptarë e anti UÇK duhet ta ketë trimëruar Shkelzen Gashin në etjen për para. Pse jo edhe për pushtet!

Si timonier i mirë, Albin Kurti, e ka të qartë se ulja e velave nuk e mban në molin e objektivave pushtet. Andaj, ai po tregohet i vullnetshëm të kalojë mbi gjithçka për çmimin e mbetjes i pari i vendit.

Sikur e dijmë, në demokracitë liberale nuk ka pushtet të përhershëm, dhe Kurti një ditë do njohë fundin e tij edhe politik e jo vetëm pushtetorë. Ndaras nga fatet e Kurtit pushtet, goditjet që Gashët e Bashët, Matoshët e Kodoshët po ia bëjnë të kaluarës sonë të lavdishme të UÇK-së dhe dhimbjes sonë mbetur plagëhapur për të vrarët e të pagjeturit do dojë kohë të shërohet.

Në frymën e kësaj histerie antishqiptare dhe antiçlirim e anti UÇK, skena jonë politike rrezikon të jetë e dënuar t’i shtrohet një realiteti mbushur me armiqësi të brendshme, pa mundur asnjëherë të vihet te konsensusi aq i nevojshëm për temat e mëdha për të përballuar rreziqet që po kalon gjopolitika nëdrkombëtare, ku ne duhet të notojmë jo vetëm për mbijetesën por edhe për realizimin e aspiratave.

Mbetja peng i sherrnajave që na i mbjellin këto sjellje për hesap të Serbisë, edhe pse sot janë objektivat e vetme që Serbia mund t’i arrijë brenda nesh: A nuk mjafton kaq që ne të mos vetrealizohemi?!!!

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …