BDI: Deklarata për gjuhën shqipe, ndër më shqetësueset që nga Marrëveshja e Ohrit

Pretendimi se gjuha shqipe mund të përdoret “sa të doni”, por se gjuha zyrtare është vetëm maqedonishtja, nuk është thjesht një deklaratë politike, është një rikthim i drejtpërdrejtë në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991, dhe nenin e dikurshëm 7 të saj
duke injoruar Amendamentin V të vitit 2001, i cili është themel i rendit kushtetues dhe i balancës ndëretnike në vend.

Ky qëndrim cenon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk është kompromis simbolik, por arkitekturë reale e bashkëjetesës, e ndërtuar për të kapërcyer pikërisht burimet e konfliktit që prodhoi Kushtetuta e vitit 1991.

Relativizimi i statusit të gjuhës shqipe nuk është çështje interpretimi, por hapje e një rruge të rrezikshme që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet ndëretnike dhe funkcionalitetin e demokracisë sonë multietnike.

Kjo qasje përfaqëson një kthim prapa dhe një tentativë për revizion të arritjeve themelore të shtetit, të frymëzuar nga logjika që janë në kundërshtim me konceptin e një shteti multi-etnik dhe demokratik.

I bëjmë thirrje Kryeministrit që të tërhiqet menjëherë nga kjo qasje dhe të respektojë në mënyrë të plotë rendin kushtetues të dalë nga Marrëveshja e Ohrit.

Çdo devijim nga ky rend nuk është vetëm gabim politik, është goditje ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe funksionalitetit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …