Ka vazhduar edhe sot përkrahja e fermerëve nga Komuna e Skenderajt

Ka vazhduar edhe sot përkrahja e fermerëve nga Komuna e Skenderajt, duke i mbështetur me pajisje të nevojshme për veprimtari të ndryshme bujqësore. Kësisoj, sot janë shpërndarë 70 koshere bletësh për sektorin e bletarisë, për përfituesit e përzgjedhur nga konkursi publik i shpallur kohë më parë. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka përgëzuar bletarët e komunës së Skenderajt, për pajisjet e përfituara nga programi për zhvillimin e bujqësisë, duke siguruar se Qeverisja Nura do të vazhdojë të ofrojë përkrahje edhe për sektorët tjerë të bujqësisë. Numri i përfituesve të pajisjeve të ndryshme bujqësore sa vjen e rritet në komunën e Skenderajt. Brenda 2 jave, kjo është faza e pestë e shpërndarjes së pajisjeve dhe mekanizmave të ndryshëm bujqësor, me qëllim që të përkrahen bujqit dhe të ndihmohet zhvillimi i bujqësisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …