Time Kadrijaj

Kadrijaj akuzon Kurtin për “lojë politike”: LVV po shmang konsensusin për presidentin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon Lëvizjes Vetëvendosje si partia më e madhe parlamentare, duke e akuzuar këtë të fundit për mungesë vullneti për konsensus. Kadrijaj theksoi se LVV-ja nuk ka bërë përpjekje reale për të gjetur një kandidat të pranueshëm për të gjitha palët, ndërsa e cilësoi si “lojë politike” qasjen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar nga opozita të propozojë kandidatë krahas atyre të LVV-së. Sipas saj, mungesa e ftesave për takime me opozitën tregon qartë se nuk ka një proces të mirëfilltë konsultimi, ndërkohë që afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit po afrohen drejt fundit. Kadrijaj paralajmëroi se vendi nuk duhet të përballet sërish me skenarë të improvizuar në momentet e fundit, siç ka ndodhur në të kaluarën, kur vendimet janë marrë në orët e vona të afatit kushtetues. Ajo bëri thirrje për dialog të sinqertë politik dhe për takime me përmbajtje konkrete, duke theksuar se procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon përgjegjësi, transparencë dhe bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës për të shmangur krizën institucionale. Në fund, Hamza i bën thirrje Presidentes Osmani që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të garantojë integritetin e KQZ-së, duke shmangur çdo vonesë që mund të dëmtojë besimin e qytetarëve në proceset demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …