Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane të Ferizajt, procesin zgjedhor sonte e kanë vazhduar në fshatin Varosh dhe Pleshtinë. Banorët e fshatit Varosh me shumicë votash, vendosën që Visar Heda t’i përfaqësoj si kryetar në katër vitet e ardhshme. Në fshatin Pleshtinë kanë dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me shumicë votash kanë vendosur që Sabedin Mustafa t’i përfaqësoj për vitet në vazhdim.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
