Ka vdekur në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Ka vdekur në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai  ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Rexhep Çeliku, u lind më 19 korrik të vitit 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në reportorin e tij artistik numëronte rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar mijëra role brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …