leoni

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të parë në garën ndërkombëtare “Sandhurst” në West Point, SHBA

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë marrë pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare të aftësive ushtarake “Sandhurst Military Skills Competition”, e cila mbahet çdo vit në Akademinë Ushtarake të ShBA-së në West Point. Ky përfaqësim shënon një moment historik për FSK-në, duke qenë një dëshmi e aftësive në rritje të kadetëve të saj dhe përkushtimit të institucionit për standarde të larta ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadetët u përballën me skenarë sfidues që kërkonin vendosmëri, shkathtësi fizike, gatishmëri mendore dhe aftësi për të marrë vendime të shpejta në situata komplekse. Gjatë garës, ata gjithashtu patën mundësinë të bashkëpunojnë me kadetë nga akademi të tjera ushtarake të botës, duke shkëmbyer përvoja dhe ndërtuar partneritete të reja. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme,” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Natasha Kandiq: Vdekjet e ushtarëve shqiptarë në APJ, dëshmi e regjimit kolonialist të Beogradit – kërkohet hapja e arkivave

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka hedhur dritë mbi fatin e …