Kadri Bytyqi: Vendimet e shpeshta dhe të paqëndrueshme të MSh-së po shkaktojnë paqartës

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për problemet që janë duke i shkaktuar në çmimin e barnave. Ai ka theksuar se vendimet e shpeshta dhe të paqëndrueshme të Ministrisë së Shëndetësisë për rregullimin e çmimeve të barnave po shkaktojnë paqartësi dhe probleme serioze në tregun farmaceutik, Ai ka tërhequr vërejtjen më tutje se Ligji për çmimet e produkteve medicinale mund të çojë në krijimin e monopoleve dhe mungesë të barnave esenciale për qytetarët. “Për hir të opinionit duhet ta theksoj që ministria është tërësisht e mbyllur në raport me Odën, nuk e dimë me kë konsultohet. Çka kemi pasur ne parasysh, janë këto vendime, të cilat janë të pamatura, por që mund të jenë edhe me efekt kundërligjor dhe mund të dërgojnë drejt shtrimit të rrugës së forcimit të dy apo tri kompanive, gjegjësisht të krijimit të disa oligarkëve të rinj me apo pa vetëdijen e ministrit të Shëndetësisë” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …