Kadri Kryeziu kritikon kërkesën e Osmanit për pezullimin e afatit kushtetues: “Gabim dhe absurde”

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar ndaj kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, e cila i është drejtuar kësaj gjykate për të kërkuar sqarim rreth ngërçit institucional, si dhe për pezullimin e përkohshëm të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuta. Kryeziu tha se kërkesa e Osmanit vjen me vonesë dhe ngjall dyshime për taktizim politik, ndërsa kërkesën për masë të përkohshme e cilësoi si “gabim dhe absurde”. “Presidentja është dashur të veprojë më herët. Nuk ka sens që një çështje kaq e rëndësishme të ngrihet vetëm në ditët e fundit. Kjo sjell përshtypjen se edhe Presidentja po taktizon politikisht,” shkroi Kryeziu. Ai theksoi se afati 30-ditor për formimin e institucioneve buron nga neni 66 i Kushtetutës dhe nuk është vendim i Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata nuk ka autoritet të pezullojë një afat kushtetues. Është e pakuptimtë që Presidentja t’i kërkojë një gjë të tillë gjykatës, pasi kjo bie ndesh me parimet e mbrojtjes së funksionimit kushtetues të institucioneve,” përfundoi Kryeziu në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma kundër zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë shumicë që formon Kuvendin dhe Qeverinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të …