Kadri Kryeziu: Kushtetuta nuk përcakton afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk po keqpërdoret

Eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Kadri Kryeziu ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk po keqpërdoret nga partitë politike. Ai ka shtuar më tutje për Radion Evropa e Lirë se hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte. përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por nuk përjashtohen as partitë e tjera – PDK, LDK dhe AAK – që po kontribuojnë në zvarritjen e konstituimit. Ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu ka theksuar më tutje se përgjegjësia më e madhe për moskontitumin e Kuvendit bie mbi Vetëvendosjen si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por nuk përjashtohen as partitë e tjera – PDK, LDK dhe AAK – që po kontribuojnë në zvarritjen e konstituimit.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ sqaron rregullat e fushatës, partitë me aktivitete deri më 28 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për të drejtat dhe aktivitetet që subjektet politike mund …