Kadri Kryeziu replikon me Enver Hasanin: Ti ke krijuar një kushtetutë paralele

Në një reagim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ish-nënkryetari i kësaj gjykate Kadri Kryeziu, ka akuzuar Hasanin se me vendimet e tij ka krijuar një “kushtetutë paralele” që ka dëmtuar rëndë rendin juridik të Republikës së Kosovës.

“Ti je fajtori kryesor pse Republika e Kosovës sot duhet të funksionojë në këtë paqartësi të paprecedentë juridike, që jo pak herë rrëshqet deri në kufijtë e absurdit,” shkruan ai, duke e cilësuar Aktgjykimin e vitit 2014 si “fillimin e agonisë kushtetuese”.

Duke iu referuar vendimeve të vitit 2011 për zgjedhjen e presidentit dhe atij të vitit 2014 për përbërjen e Kuvendit, ai thotë: “Ti ke krijuar kushtetutë paralele që dhunshëm ekziston krahas asaj për të cilën kanë votuar përfaqësuesit e popullit.”

Ai e akuzon Hasanin se ka shpikur kuorume që nuk ekzistojnë në kushtetutë dhe ka përdorur rregullore e praktika administrative për të ndikuar vendimmarrjen: “E ke shpikur kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e Presidentit, thjesht për ta anuluar zgjedhjen e Behgjet Pacollit, sepse e urreje dhe doje ta poshtëroje.”

Në fund të replikës, ai përshëndet vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton afat për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se “çmenduria, kaosi dhe papërgjegjësia duhet të kenë një kufi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …